Emergjencat Civile: Po bie intensiteti i shiut. Rreziku, Vlora dhe Fieri

Emergjencat Civile: Po bie intensiteti i shiut. Rreziku, Vlora dhe Fieri

Dëshmitarët regjistrojnë pamjet: Një veturë shfaqet papritmas, deshi të godiste veturën e Donald Trump?! (Video)
LBGJK të zhgënjyera me numrin e grave përfaqësuese në qeverinë e re

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile ka raportuar për situatën nga përmbytjet, duke theksuar se ‘mbi vendin tonë ka vijuar mot me reshje shiu, por intensiteti i tyre po bie’. Sipas tij, rreziku kryesor paraqitet në pellgun e lumit Vjosë, sidomos në Vlorë dhe Fier.

‘Për përballimin e emergjencës, strukturat shtetërore kanë punuar pa ndërprerje përgjatë natës. Forcat në terren kanë vijuar evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikuara, edhe pse në disa raste ka pasur rezistencë nga qytetarë të veçantë. Gjatë natës, në kushte ekstreme, janë zhvilluar me sukses disa operacione të kërkim-shpëtimit. Në zonat e rrezikuara janë larguar dhe shumë krerë bagëti nga rreziku. Vjosa ka çarë argjinaturën në afërsi të urës së Mifolit dhe ka vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull. Në këtë zonë ka prani uji në 300 banesa dhe 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete’, lexohet në raport.

‘Rrugët janë mbajtur të lira. Vështirësi paraqet ende aksi Tepelenë-Gjirokastër, ku po punohet për heqjen e dheut në segmentin Shkallë e Zezë-Uji Ftohtë,ndërkohë qësegmenti tek Urae Viroit u zhbllokua. Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë, ndërsa në akse të tjera po punohet për eliminimin e rrëshqitjeve të dherave’, shtohet më tej.

Përsa i përket energjisë elektrike, Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile thoë se ‘OSHEE ka vijuar riparimin e defekteve për të mundësuar furnizimin me energji të qytetarëve. Aktualisht punohet për të stabilizuar gjendjen nënënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt. Në vend janë pa energji 45,000 abonentë’.

COMMENTS