Ëmbëlsirë sarajevase apo ëmbëlsirë meraku

Ëmbëlsirë sarajevase apo ëmbëlsirë meraku

Rollatë e njelmët me kungullesha dhe kaçkavall!
Bukë e mbushur (Foto)

Përbërësit:

12 të bardhë të vezëve,
300 g sheqer,
200 g kokos,
200 g arra.

Për mbushje:

12 të verdhë të vezëve,
200 g sheqer,
1 margarinë,

Për zbukurim:

Çokollatë e grirë në rende. Shtypeni dëborën e fortë nga 6 të bardhët e vezëve, shtoni 150 g sheqer dhe kokos.

Masën e lyer dhe miellin qiteni në tepsi dhe piqeni në temperaturë shumë të lehtë.

E njëjta procedurë përsëritet edhe me 6 të bardhët të vezëve të tjera, por që në vend të kokosit shtohen arrat e bluara.

Për mbushje, përzieni të verdhët e vezëve me sheqer dhe zieni në avull derisa të dendësohen.

Ftoheni, dhe pastaj shtoni shkumën e margarinës së përzier.

Mbushjen lëreni në kore me kokos, mbulojeni koren me arra, lyeni me mbushjen e verdhë dhe zbukurojeni me çokollatën e grirën rende.

Priteni në formë katrorësh.

COMMENTS