Ëmbëlsirë e lëngshme me çokollatë

Qull kreshme me qumësht orizi
Ëmbëlsirë e lehtë me kokos (Video)

 

 

Përbërësit:

60 gr. sheqer
4 vezë
50 gr. arra të bluara
20 gr. miell
20 gr. kakao
1/2 pluhur për pjekje
Lëvore e 1 portokalli e grirë në rende

Kremi:

Ajkë e ëmbël
200 gr. çokollatë për zierje
80 ml. qumësht
50 gr. margarinë
40 gr. sheqer
2 lugë nutellë
2 portkokaj

Glazura:

150 ml. ajkë e ëmbël
100 gr. çokollatë për zierje
Lëvore e 1/2 portokalli të grirë në rende

Përgatitja:

Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës. Përzihen të bardhat me 30 gr. sheqer. Të verdhat tunden me 30 gr. sheqer dhe në këtë masë shtohet edhe mielli i përzier me pluhurin për pjekje dhe kakao.

Përzihen arrat e bluara dhe lëvorja e portokallit dhe shtohen tek masa me të bardhat e përziera në shkumë të fortë. Tani i përziejmë të dyja masat me të bardhat e vezës dhe të verdhat, dhe përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.

Këtë masë e vendosim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24 cm. Pasi pjekim në temperaturë 180 gradë për 20 minuta, pandispanjën e lëmë të ftohet.

Ndajmë pandispanjën në dy shtresa. Për kremin marrim portokallet dhe i grijmë të tëra në blender.
Çokollatën e shkrijmë me qumështin, ajkën e ëmbël dhe sheqerin. I përziejmë me puren nga portokallet e bluara.

Shtojmë dhe nutellen dhe përziejmë edhe pak pastaj e lëmë të ftohet kremi. Në një tabaka shtrojmë njërën pjesë të pandispanjës dhe lyejmë me gjysmën e kremit. Përsipër qesim dhe pandispanjën e dytë dhe mbulojmë me kremin e mbetur. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet në frigorifer.

Për glazurën ngrohim ajkën e ëmbël, çokollatën e copëtuar dhe shtojmë lëvoret e portokallit të grirë në rende dhe e mbulojmë përsipër tortën dhe e lëmë të ftohet.

COMMENTS