Ëmbëlsira me çokollatë

Ëmbëlsira me çokollatë

Janë kaq të lehta për t’u bërë por shumë të shijshme në të njejtën kohë. Kjo recetë shërben për shumë njerëz, duke e bërë perfekte për një festë ose event të veçantë.

Përbërësit:
200 gr djath mascarpone
350 gr sheqer pluhur
500 gr çokollatë e zezë
1 1/2 lugë e mesme ekstrakt vanilje

Udhëzimet

Në një enë të madhe rrihni djathin mascarpone deri sa të jetë i lëmueshëm. Gradualisht shtoni sheqerin pluhur duke rrahur, deri sa të kombinohen.

Shtoni çokollatën e shkrirë dhe ekstraktin e vaniljes. Futni në frigorifer për rreth një orë. Formoni toptha 2.5 cm.

COMMENTS