Elvana Gjata tregon forcën – mbyllë ‘Vipat e Bllokut’ në Instagram (Foto)

Elvana Gjata tregon forcën – mbyllë ‘Vipat e Bllokut’ në Instagram (Foto)

Ja çfarë thotë Kallashi për Adelina Ismailin (Foto)
Kur Gjyste Vulaj e bën Hot LIVE! (Premierë/Video)

Llogaria ‘Vipat e Bllokut’ në Instagram, e cila tashmë është bërë një ndër faqet më të ndjekura ndër shqiptarë, është mbyllur nga menaxherët e këngëtares Elvana Gjata.

Shkak për këtë sulm është bërë publikimi i një fotoje të Elvana Gjatës në të cilën këngëtarja nuk dukej edhe aq bukur.

Elvana Gjata Vipat e bllokut

Përmes një mesazhi, menaxherët e këngëtares i kanë paralajmëruar administratorët e kësaj faqeje se nëse nuk e fshinin foton për 24 orë, ata do t’u mbyllnin faqet dhe do t’i drejtoheshin zyrës ligjore.

Andy Gram

‘Vipat e Bllokut’ nuk kanë pranuar ta fshijnë dhe kështu atyre i është mbyllur faqja e cila kishte më shumë se 130 mijë ndjekës. Por, ata e kanë rihapur sërish faqen dhe kanë bërë publike edhe këtë incident që ka ndodhur mes tyre dhe Elvana Gjatës, dhe në vetëm një ditë ata kanë arritur të mbledhin rreth 16.000 ndjekës.

Njoftimi i Vipave

Vipat e bllokut 2016

Kjo faqe, e cila nxjerr hapur ndryshimin e vipave shqiptarë përmes operacioneve plastike apo përdorimit të fotoshopit, nuk është hera e parë që merr kërcënime nga artistët që sulmon, por duket se Elvana ka pasur guximin dhe e ka bërë realitet paralajmërimin që iu bëri.

COMMENTS