Elvana Gjata rrezikon jetën! (Video)

Më në fund Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 kanë zbuluar misterin. Në projektin më të ri të publikuar nga treshja e famshme e muzikës shqiptare, kuptuam që ‘lejla’ është ngjyra që personifikon kartëmonedhën 500 euro-she. Dhe me shumë kartëmonedha 500 euro mund të bësh të tuat një tren, një helikopter dhe një skaf, të gjitha të lyera lejla.

Kjo është ajo që kanë bërë tre artistët, të cilët kanë sjellë një klip shumë të veçantë për këngën ‘Lejla’. Një Elvanë shumë kurajoze, që qëndron sipër një treni i cili ecën me shpejtësi.

E nëse mendoni se pamjet nuk janë të vërteta ose që mund të jetë ndonjë dublante, bashkëpunëtorët e Elvanës kanë konfirmuar se këngëtarja ka këmbëngulur që të qëndrojë mbi tren, ndërkohë që ai ka qenë duke ecur, në mënyrë që gjithçka të duket sa më reale.

Sa i përket këngës, ajo mban firmën e Flori Mumajesit, ndërkohë që teksti është realizuar nga Capital T dhe 2po2. Jemi të bindur që ka për të qenë një hit, sepse shumë pak kohë nga lansimi, ajo ësht klikuar mbi 324 mijë herë në Youtube.

COMMENTS