Ajo është shumë e famshme ndër shqiptarë. Por, tani Elvana Gjata e ka bërë zyrtare qëllimin e saj për të depërtuar në industrinë e muzikës ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të muzikës, atë të ndarjes së çmimeve Grammy.
Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të zi me golf e mëngë të gjata, ndërsa vinte tepër i shkurtër nga këmbët përpara.
Elvana gjatë mbrëmjes së madhe është shoqëruar nga producenti i njohur Poo Bear, dhe menaxheri i saj Andy Gramm, siç shihet edhe nga foto që ka shpërndarë ajo në Instagram.
Mund të themi se ‘guximi’ i Elvanës në tapetin e kuq e ka nderuar, pasi ajo është përmendur në disa portale ndërkombëtare si ndër të veshurat me bukur.
Edhe pse diçka jo e zakonshme për në Grammy ku të gjithë mundohen të tregojnë sa më shumë nga trupi i tyre.
Prestigjiozja E!Online për zgjedhjen e Elvanës është treguar shumë e ashpër duke e cilësuar atë si ‘të tmerrshme’, kjo për shkak të rëndesës që ka veshja në pjesën e sipërme.
Gjithsesi Elvana Gjata ia ka arritur qëllimit të saj, të jetë në një sallë bashkë me gjigantët e muzikës.
COMMENTS