Elvana Gjata fejohet me Boss-in nga Tirana

Elvana Gjata fejohet me Boss-in nga Tirana

Labinot Tahiri radhitet lartë në listën për deputetë
Kë e nxori në mes të natës nga shtëpia Bleona Qerreti (Foto)

​Këngëtarja Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj, duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale. Prej kohësh, ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po realizon projektet e reja muzikore.

Deri tani, Elvana Gjata ka lançuar dy këngë dhe duket se është gati për projektet e reja. Që prej fundit të nëntorit, Elvana u kishte munguar fansave, derisa papritur u shfaq në këtë foto nga Hollywood, ku duket të jetë në shoqërinë e një mashkulli simpatik. Ai është dhe personi që ka realizuar foton, pikërisht fotografi i njohur King Vuddha, i cili ka realizuar një set fotosh me Elvanën.

Mesa duket ajo pret të publikojë projektin e radhës në fillim të vitit. Por kjo nuk është arritja e vetme e Elvanës për vitin 2017. Miq të afërm flasin se ajo këtë vit është fejuar me të dashurin biznesmen nga Tirana. Flitet se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë, që bën dhe për biznesin e tij pasi ka në pronësi një hotel të njohur.

Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhë- time të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Dhe kështu Elvanës nuk i mungon asnjë gjë për të jetuar si në përrallë. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve ‘Altar’, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë- timet e fundjavave. Pas klipit ‘Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.

‘Panorama’

COMMENTS