Elseid Hysaj me trajnerin Sarri largohen nga Napoli?

Elseid Hysaj me trajnerin Sarri largohen nga Napoli?

Tiranë, 11 prill - Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, ka prishur kontratën e vilës ku banon aktualisht, që do të thotë se shanset e largimit të tij j

Tiranë, 11 prill – Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, ka prishur kontratën e vilës ku banon aktualisht, që do të thotë se shanset e largimit të tij janë të mëdha, edhe pse drejtuesit e klubit po insistojnë për rinovimin me të

Shtypi italian ka zbuluar se se Sarri nuk e ka zgjatur kontratën e vilës së tij në Varkaturo, madje ka kërkuar prishjen e kontratës 15 ditë më parë. Ikja e trajnerit Sarri nga Napoli, me shumë gjasa do të thotë edhe ikje e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj. Futbollisti shkodran është një ndër të preferuarit e trajnerit Sarri dhe është e lehtë të mendohet se mund ta marrë me vete te skuadra e re.

Për Sarrin më pranë duket Çelsi, por edhe Monako në Francë i ka kërkuar me ngulm shërbimet e këtij trajneri. Aventura e tij te Napoli duket e përfunduar, po ashtu edhe e Hysajt, mbrojtësit të kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.

COMMENTS