Elita Ziberi mahnitë jurinë e ‘The Voice of Turkey’ (Video)

Elita Ziberi mahnitë jurinë e ‘The Voice of Turkey’ (Video)

Pro Band të parët që rikthyen historinë e ‘Qanakala’ (Video)
‘E Kisha Harruar’ projekti më i ri nga Granit Miftari (Video)

Arif Ziberi, solisti i grupit Elita 5, ka shumë arsye për të qenë një baba krenar. Vajza e tij, Elita, është paraqitur denjësisht në audicionet e fshehura në formatin turk të ‘The Voice’.

Juria e spektaklit e përbërë nga këngëtarë të famshëm të Turqisë, siç janë Sibel Can, Murat Boz, Hadise, Gokhan dhe Hakan të bendit ‘Athena’ janë kthyer bindshëm për ta zgjedhur Elitën. Kjo e fundit është paraqitur para tyre me këngën ‘Get Lucky’ të Daft Punk, përcjellë zico.tv

Pas vlerësimeve të shumta të jurisë, Elita e cila me krenari tregoi se është shqiptare nga Tetova, ka zgjedhur djemtë Gokhan dhe Hakan, për t’u trajnuar për në fazat tjera të spektaklit.

Elita për kënaqësinë e jurisë dhe të publikut ka kënduar edhe në shqip këngën ‘Hapi sytë e zezë’.

Elita bashkë me bendin e saj ‘XXL’ ka qenë edhe fituese e çmimit Best Rock në festivalin ‘Çelësi Muzikor 9’ në Kosovë.

Ndërsa, pas disa projekteve muzikore me grupin e saj, pjesëmarrjeve në aktivitete muzikore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, Elita ka sfiduar veten në këtë konkurs të rëndësishëm talentësh në Turqi.

COMMENTS