Eli Fara tregon përjetimin gjatë tërmetit në Greqi

Demi Rose shkëlqen në të kuqe (Foto)
Cila këngëtare po e ‘xhelozon’ Morena Tarakun? (Video)

Ditën e sotme u zgjuam me lajmin e rëndë të tërmetit në Turqi, i cili preku dhe disa zona të Greqisë, përfshirë këtu edhe ishujt Kos dhe Rhodos duke lënë 2 të vdekur dhe 200 të plagosur.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ndodhej me pushime në ishullin Kos, ku dhe është ndierë tërmeti i fuqishëm e në orët e para të mëngjesit publikoi një foto ku shkruante: ‘Shpëtuam nga tërmeti’.

Blitz.al kontaktoi me këngëtaren e njohur, e cila u shpreh se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë. ‘Tani jemi mirë, por natën e kaluam jashtë sepse ndjemë lëkundje deri në mëngjes’.

‘Kaloi’, vazhdon Eli. ‘Shpresojmë të mos përsëritet’.

Edhe ne shpresojmë shumë që për ngjarje të tilla të dëgjojmë sa më pak.

COMMENTS