Elhaida Dani prek ëndrrën e saj

Momenti kur Shkurte Gashi tregon për dashurinë e jetës së saj (Video)
‘Veshja e ditëlindjes’ nga Afrika, Rita duket ‘seksi’ (Foto)

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani do të jetë pjesë e spektaklit muzikor ‘Notre-Dame de Paris’, që do të shfaqet në Pallatin e Kongreseve në Paris në 23 nëntor.

Duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, Elhaida Dani, shprehet në një postim në Facebook se ‘me shumë kënaqësi më në fund mund të lajmëroj pjesëmarrjen time në produksionin e fundit të Notre Dame de Paris – Francë, i cili do të shfaqet ne Pallatin e Kongreseve të Parisit duke filluar nga 23 nëntori’.

Në këtë spektakël muzikor Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në kastin e dytë.

Elhaida Dani kishte fituar edhe spektaklin ‘The Voice of Italy’, ndërsa përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurosong 2015’.

COMMENTS