Elezi: Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet me 19 nëntor

Elezi: Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet me 19 nëntor

Shala: Komisioni për siguri është unik për FSK-në
20 vjet nga dalja publike e UÇK-së

Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve, aktualisht është duke vazhduar pranimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor nga komunat e Kosovës.

Deri më tani ky material i ndejshëm zgjedhor është pranuar nga një numër i madh i Komunave dhe procesi është duke vijuar normalisht. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Ai në një deklaratë për Kosovapress, ka thënë se koha se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave është e përcaktuar me ligj dhe se sipas ligjit i bie se do të mbahet katër javë pas ditës së raundit të parë apo me 19 nëntor.

‘Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve, aktualisht është duke u vazhduar të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor, nga komuna të ndryshme të Kosovës. Deri më tani ky material i ndejshëm zgjedhor është pranuar nga një numër i madh i Komunave dhe procesi është duke vijuar normalisht. Gjithashtu në QNR ka filluar skanimi i formularëve të rezultateve , për gjitha vendvotime, par pas skanim për çështje transparence këto fotokopje apo fotografi të formularëve e do të publikohen në ueb faqen KQZ-së, ku të gjithë kandidatët për kryetar të komunave por edhe për kuvende komunale mund të shohin rezultatin e tyre për secilin vendvotim’, tha Elezi.

COMMENTS