Ekstradimi i Ballist Morinës në Serbi, reagon më në fund FSHF-ja

Ekstradimi i Ballist Morinës në Serbi, reagon më në fund FSHF-ja

Xhaka, shutin më të fortë tek Arsenali (Video)
Kosova në histori, shkeli Lituaninë

FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Ismail Morina është ndaluar nga autoritetet kroate dhe katër ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi.

FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një çështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast.

FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një diçka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë. thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndërkaq, shtohet se Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar çdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë.

COMMENTS