Ekspozita ‘Rugova’ e Fahredin Spahisë edhe në Tiranë

Ekspozita ‘Rugova’ e Fahredin Spahisë edhe në Tiranë

Mbushen sot 7 vjet nga vdekja e aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu (Video)
Ndërron jetë aktorja e Hollywood-it Zsa Zsa Gabor

Ekspozita e Fahredin Spahisë me 15 fotografi të ish presidentit Ibrahim Rugova, titulluar ‘Rugova’, që fillimisht u hap në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, do të vazhdojë rrugëtimin drejt Tiranës.

Ekspozita në fjalë që u mbajt më 21 janar në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës me pjesëmarrje masive të vizitorëve, do të hapet më 15 Qershor në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë.

Ekspozita ‘Rugova’ do të hapet si pjesë e Kalendarit të përbashkët kulturor të Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ndërsa pjesë e aktivitetit do të jetë edhe një konferencë shkencore për figurën njerëzore, politike dhe kulturore të Rugovës.

‘Fotografitë shpërfaqin angazhimin politik të Rugovës, adhurimin që populli i Kosovës e kishte dhe e ka për të si në kohën sa ishte i gjallë po ashtu edhe kur ndërroi jetë si dhe portrete të realizuara në rezidencën e tij, në Velani’.

COMMENTS