Ekspertët ritheksojnë se Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë

Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë, ritheksoi sot Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës në një konferencë për media.

Zëdhënësi i Komisionit, Tomor Qela ftoi të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të vijnë në sallën e qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim.

Ai tha se Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës.

Qela tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

Komisioni ritheksoi se territori i Kosovës është 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë.

COMMENTS