Ekskluzive: Mozzik e Getinjo u larguan nga “On Records”, ish-menaxheri Elshani thotë se ata do të përballen me ligjin

Ekskluzive: Mozzik e Getinjo u larguan nga “On Records”, ish-menaxheri Elshani thotë se ata do të përballen me ligjin

Kate Upton tërheqëse në kampanjën e fundit të bikineve (Foto)
Bebe Rexha ju uron ditën e flamurit: ‘Jam krenare që jam shqiptare’ (Video)

Vetëm pak minuta më parë reperi i njohur Getinjo përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, lajmëroi të gjithë fansat e tij se ai dhe vëllai i tij Mozzik që nga sot më nuk do të jenë pjesë e kompanisë “On Records”, me të cilën bashkëpunuan për shumë vite me radhë.

Por, për shkak të shkeljes së kontratës me këtë kompani, dy reperët e famshëm do të përballen me gjyq.

Ish-menaxheri i tyre Mehmet Elshani në një prononcim për Express tha se Mozzik e Getinjo kanë kontratë me këtë kompani edhe pesë e gjashtë vjet dhe për shkak të largimit pa paralajmërim ata do të përballen në gjyq.

“Largimi i tyre ka qenë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë arsye për largimin e tyre, thjesht ata kanë marrë një vendim në kokën e tyre pa menduar se ne kemi një kontratë të shkruar me ta, ata do të përballen me ligjin. Besoj se do të jetë shembulli i parë në showbizin shqiptar, ku artistët mos të mendojnë që të shkojë te një kompani të bëjë marrëveshje, të ndërton kompania me qindra, mijëra euro në ta dhe pastaj u bëra i famshëm, i bëra dy euro në xhep dhe të largohem nga kompania. Getinjo ka kontratë edhe 6 vjet, ndërsa Mozzik edhe 5. Ata janë larguar pa paralajmërim, nuk janë paraqitur në vendin e punës dhe vetëm janë larguar”, tha Elshani.

Ndërsa, përmes postimit Getinjo ka theksuar se të gjitha këngët janë fshirë nga kjo kompani.

E në lidhje me këtë Elshani thotë se të gjitha të drejtat e atyre projekteve janë të “On Records”.

“Të gjitha investimet i ka bërë “On Records” të gjitha që ata posedojnë dhe ato projekte janë pronë e On Records, dhe kjo kompani bën çfarë të dojë me pronën e vetë”, është shprehur më tej Elshani.

Kujtojmë se nga kjo kompani janë larguar edhe BabyGee, Kida dhe Arta Memedi.

COMMENTS