Ekskluzive: Këta janë 31 deputetët e zgjedhur të Vetëvendosjes (Dokument)

Ekskluzive: Këta janë 31 deputetët e zgjedhur të Vetëvendosjes (Dokument)

Afër 3 miliardë euro prodhime të importuara në Kosovë
Veseli: Gjilani s’kishte kryetar, ky në ikje merrej me probleme globale

Lëvizja Vetëvendosje ka befasuar të gjithë në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit kur mori rreth 27 % të votave.

Partia e Visar Ymerit, e cila në legjislaturën e kaluar ka pas 17 deputetë, tani do të ketë 31 deputetë.

“Indeksonline’, ka siguruar listën e kandidatëve të Vetëvendosjes të cilat kanë marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë të Kuvendit.

Në këtë listë ajo qe bie në sy është se shumica e deputetëve të legjislaturës se kaluar do të jenë përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vota më bollëk kanë marrë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Edhe aderimet e reja të Vetëvendosjes kanë fituar mandatin e deputetit. Emrat si: Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi do të jenë pjesë e legjislativit.

Pjesë e organit më të lartë legjislativ do të jetë edhe Frashër Krasniqi, i cili është i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit.

Vetëvendosje do të ketë 22 deputet meshkuj dhe 9 deputete.

Kjo është lista e plotë:

1. Albin Kurti
2. Shpend Ahmeti
3. Aida Dërguti
4. Dardan Molliqaj
5. Dardan Sejdiu
6. Albulena Haxhiu
7. Visar Ymeri
8. Glauk Konjufca
9. Donika Kadaj
10. Fisnik Ismaili
11. Rexhep Selimi
12. Besa Baftiu
13. Liburn Aliu
14. Dukagjin Gorani
15. Fatmire Kollcaku
16. Adem Mikullovci
17. Sami Kurteshi
18. Arbërie Nagavci
19. Driton Caushi
20. Faton Topalli
21. Saranda Bugujevci
22. Ismajl Kurteshi
23. Salih Saliu
24. Shqipe Pantina
25. Ali Lajçi
26. Mytaher Haskuka
27. Fitrore Pacolli
28. Valon Ramadani
29. Arber Rexhaj
30. Qëndron Kastrati
31. Frasher Krasniqi

COMMENTS