Ekskluzive: Bebe Rexha po vjen… (Video)

Kantautorja me origjinë shqiptare e me famë botërore Bebe Rexha është nisur nga Los Angeles për në Shqipëri. Data 9 shtator do të shënojë edhe konc

Kantautorja me origjinë shqiptare e me famë botërore Bebe Rexha është nisur nga Los Angeles për në Shqipëri.

Data 9 shtator do të shënojë edhe koncertin e parë që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të realizojë në Tiranë.

Prej kohësh këngëtarja me famë botërore e ka bërë të ditur këtë fakt, por këtë herë përmes një video në SnapChat ajo ka shprehur emocionet si dhe entuziazmin që do të jetë në Tiranë.

‘Duke u nisur drejt Shqipërisë, Tiranës. Do jetë një çmenduri’, është shprehur Bebe ndërkohë që i drejtohej aeroportit.

Së bashku me Dj-in e njohur Fatboy Slim dhe grupin Honne, Bebe Rexha pritet të ndezë atmosferën në koncertin ‘Electronic Beats’.

Bjondja e talentuar e muzikës ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të famshëm si Rihanna, Eminem, Selena Gomez, Nicki Ninaj e të tjerë.

COMMENTS