Eklips i pjesërishëm i Hënës, para eklipsit të plotë të Diellit

Lajme të rrejshme në Gjermani, gjoba deri në 50 milionë euro
Çfarë është Kurban Bajrami dhe ushqimet që duhet të keni në tavolinë

Një eklips i pjesërishëm i Hënës do të mund të shihet sot në pjesën më të madhe të Hemisferës Lindore, që do të jetë hyrje në eklipisn total diellor, pas dy javësh mbi Shtetet e Bashkuara.

Eklipsi i pjesërishëm i Hënës sdo të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë, ndërsa kulmi do të jetë në mbrëmje, në orën 20:20 minuta sipas kohës së Evropës së Mesme, transmeton REL.

Eklipsi i pjesërishëm i Hënës bëhet kur Toka lëvizë ndërmjet Diellit dhe Hënës.

Ekspertët thonë se personat e interesuar fillimisht do ta shohin një skuqje të pjesërishme të Hënës, kur të filloj eklipsi.

Eklipsi i Diellit zakonisht ndodhë pas eklipsit të Hënës, kryesisht dy javë më vonë.

Në Shtetet e Bashkuara më 21 të këtij muaji do të mund të shihet eklipsi total i Deillit, një dukuri që ndodhë kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar krejtësisht dritën diellore dhe duke shkaktuar errësirë për pak minuta.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët.

COMMENTS