EJU: Fokusi do të jetë te Distria

EJU: Fokusi do të jetë te Distria

Zyrtare: Japonia shkarkon trajnerin dy muaj para Kupës së Botës
Nora kërkon të artën në Evropian, aty ku specialitet i ka të bronztat

Fokusi do të jetë te Distria Krasniqi për të mbajtur medaljen e artë për Kosovën. Kështu ka shkruar sajti i Federatës Evropiane të Xhudos në shkrimin ku është parashikuar gara në kategorinë deri në 52 kilogramë në kampionatin evropian, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Evropiani i vitit 2018 në xhudo mbahet në Tel-Aviv të Izraelit, ndërsa nis të enjten. Distria do të garojë të enjten, njëjtë si Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.

Distria Krasniqi (22) është bartësja e tretë në kategorinë deri 52 kilogramë, pas ruses Natalia Kuziutina dhe francezes Amandine Buchard. Krasniqi ende nuk ka medalje në evropian dhe ky vlerësohet të jetë një rast i madh për të.

Në të vërtetë, evropiani në Tel-Aviv shihet rast i madh edhe për xhudiste të tjera. Ndër të tjera, edhe për shkak të mungesës së Majlinda Kelmendit. Majlinda është kampione në fuqi dhe e trefishtë e Evropës. Ajo është duke sanuar një lëndim të gjurit.

COMMENTS