‘Eja’ bashkëpunimi mes Besnik Qakës dhe Baby G

‘Eja’ bashkëpunimi mes Besnik Qakës dhe Baby G

Kënga që të ‘ndezë gjakun’ nga Silva dhe Dafi (Foto & Video)
Shumë garues në konkursin për të imituar Elvis Presley (Foto)

Baby G ka paralajmëruar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me vokalistin e grupit NRG Band, Besnik Qaka.

Ka qenë vetë Qaka ai që ka njoftuar se videoklipi publikohet sot. Ndërsa portali zico.tv mëson se kënga e titulluar ‘Eja’ do të lansohet nga ora 18:00.

E ajo çfarë bie në sy është fotografia me të cilën Baby G paralajmëroi këtë projekt.

Ata së bashku kanë zgjedhur ashensorin për të publikuar fotografinë paralajmëruese për këtë videoklip.

Në fotografi shihen dy protagonistët me pamje jo të lakmueshme për publikun teksa Baby G ‘çon’ këmbën në prehërin e Besnikut.

Nuk dihet nëse ata po paralajmërojnë se edhe videoklipi i tyre i ri do të përmbaj skena të nxehta.

Ndryshe, Baby G i hyri botës së muzikës në bashkëpunim me Getinjon duke marrë vemendjen e të gjithë mediave rozë për paraqitjen e saj në videoklip.

Besnik NRG

COMMENTS