Efektet shëndetësore të kungullit

Efektet shëndetësore të kungullit

Përderisa jemi mësuar ta shohim kungullin në supë apo në pite, duhet të kemi parasysh se kungulli sjell shumë përfitime shëndetësore.

Ai përmban gjithsej 19 vitamina dhe minerale, ndërsa mund të konsumohet në shumë mënyra të ndryshme.

Tiffanny DeWitt, nutricioniste e njohur, ka treguar për disa nga përfitimet më të mëdha që i sjell kungulli në shëndetin tonë:

Kungulli është burim i mahnitshëm i fibrave

Kungulli përmban shumë fibra. Inkorporimi i fibrave në dietën tuaj ju bën të ndiheni më të ngopur për një kohë më të gjatë, ndërsa fibrat njihen edhe për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, për zvogëlimin e shtypjes së gjakut, për forcimin e sistemit të imunitetit, etj.

Kungulli ndihmon në memorie dhe përqendrim

Kungulli është burim i shkëlqyeshëm i luteinit, i njohur për rolin që ka në shëndetin e syve. Luteini e përmirëson funksionin njohës, duke përfshirë mësimin, kujtesën, përqendrimin, etj.

Përveç këtyre dy përfitimeve, kungulli njihet edhe për përmirësimin e shëndetit të zemrës, për shërimin e pagjumësisë, etj.

COMMENTS