Edwar Joseph: Kosova është e pavarur, Serbia ta pranojë realitetin

Edwar Joseph: Kosova është e pavarur, Serbia ta pranojë realitetin

Profesori i Universitetit John Hopkins, Edwar Joseph është i bindur se për autoritetet në ShBA 'konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, meqë ai do do t

Profesori i Universitetit John Hopkins, Edwar Joseph është i bindur se për autoritetet në ShBA ‘konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, meqë ai do do të prodhojë vetëm konflikte shtesë’.

Ai i tha ‘Zërit të Amerikës’ në gjuhën serbe se konflikti i ngrirë ‘e pengon Serbinë të përmbushë synimin e vet – anëtarësimin në BE’ dhe ka shtuar se ‘është i bindur se çelësin e ka Beogradi’, transmeton Koha.net.

Joseph, njohës i mirë i rrethanave në Ballkan, tha po ashtu se ‘po shihet qartë se dialogu midis Beogradit e Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE nuk po funksionon, ndërsa status quoja nuk është i qëndrueshëm dhe mund të çojë në incidente të reja’.

Si është shprehur ai “anëtarësimi i Kosovës në OKB po ashtu varet nga Serbia, ndonëse njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është vendimtare”.

‘Nëse Beogradi arrin marrëveshje të plotë me Prishtinën për statusin e fqinjit të saj, jam i bindur se se atëherë edhe Moska e Pekini do ta zvogëlonin kundërshtimin e tyre. Natyrisht, këtë nuk e dimë me siguri… Por jam i sigurt se çelësi është në Beograd. Ta bëjë atë që presidenti Vuçiq shkruante një vit më parë në një opionin të tij: se është koha që serbët të heqin iluzionit dhe të pranojnë realitetit rreth Kosovës’, thekson Joseph, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i ri për Siguri Kombëtare, John Bolton do të sjellin qasje të re të administratës amerikane ndaj Serbisë, Joseph është përgjigjur se ka mundësi ‘të rrisë interesimin ndaj ndikimit rus’, ndërsa ‘politika ndaj Kosovës do të mbetet e njëjtë’.

‘Mendoj se askush në Serbi nuk duhet të presë se do të ketë ndryshime dramatike në politikën amerikane. Në Uashington ka konsensus rreth dy fakteve: se Kosova është e pavarur dhe se serbët që jetojnë atje kanë të drejtat e veta. Duhet të pranohen këto dy fakte: realitetin në terren dhe nevojën që të drejtat e serbëve, në veri e jug të Ibrit, të mbrohen’, është shprehur Joseph, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ‘është i prirë të besoj se autoritetet në Beograd e dinë kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin’.

COMMENTS