Interesimi i qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si duket po rritet nga viti në vit. E mundësinë për t'a prekur
Interesimi i qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si duket po rritet nga viti në vit.
E mundësinë për t’a prekur ‘tokën e premtuar’ e ka shijuar edhe Edona Memini, producentja e spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’.
Ajo e ka kryer udhëtimin e saj drejt Amerikës. E për ta pritur atë, në aeroport ka dalë këngëtari i njohur shqiptar Remi Jakupi, përcjellë zico.tv
‘Sa mire me pas miq e shpi ku te shkojsh! #stopingby #meetandgreets #friendsarefamily’, ka shkruar Edona në Facebook.
Përndryshe, Edona Memini ka fituar lotarinë amerikane të imigrimit, dhe tash e tutje do të jetojë në Amerikë.
Por, sa do të vërehet mungesa e saj në spektaklin ‘Zhurma Video Music Awards’? Mbetet të shihet në muajin tetor kur edhe mbahet ky spektakël.
COMMENTS