Një nga eventet më të shikuara në Evropë, do të nis sonte edicionin e 62-të. Festivali evropian i këngës 'Eurovision Song Contest', sonte starton m
Një nga eventet më të shikuara në Evropë, do të nis sonte edicionin e 62-të.
Festivali evropian i këngës ‘Eurovision Song Contest’, sonte starton me natën e parë gjysmë finale në Kiev të Ukrainës.
Këngëtarja Lindita Halimi e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit, do të perfomojë sonte, përcjellë zico.tv
Në natën ku do të prezentohen këngët nga 18 shtete, vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finalen e 13 majit.
Përndryshe në mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur përkrahjen e tij përmes një statusi në Facebook me të cilin ka shfrytëzuar rastin edhe ta uroj ‘Ditën e Evropës’.
‘MIRËMËNGJES ?? dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2017.
Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj ‘World’, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë #ForcaLindita’ shkruan kryeministri.
COMMENTS