Edhe pse milionere, Madonna zgjedh të udhëtojë me klasin ekonomik (Foto)

Edhe pse milionere, Madonna zgjedh të udhëtojë me klasin ekonomik (Foto)

Ajo mund të ketë pasuri prej 800 milionë dollarësh, por kjo nuk do të thotë asgjë për Madonnën.

Kjo e fundit është parë duke udhëtuar me aeroplan teksa është ulur në klasin ekonomik gjatë rrugëtimit prej Londrës drejt Lisbonës.

E veshur në të zeza dhe atlete si edhe e pa rregulluar teksa komunikonte me telefon, udhëtarët e kishin të vështirë t’iu besonin syve se bashkudhëtare e kishin këngëtaren amerikane.

Madonna dukej ndihej shumë rehat, e pa shqetësuar nga dhjetëra sy që po e vëzhgonin, teksa kishte zënë vendin pranë dritares.

Mediat amerikane raportojnë se 59-vjeçarja për këtë udhëtim të zakonshëm ka paguar 45 euro.

Kujtojmë se jeta e këngëtares është e ndarë mes tre shteteve, SHBA-së ku jeton vet ajo, Anglisë ku ndodhet për studime djali, Rocco Ritchie dhe Portugalisë, pasi djali i saj i adobtuar, David Banda, iu bashkua skuadrës së futbollit të Benficës.

Ndryshe, Madonna edhe këtë vit ka paralajmëruar disa koncerte anembanë globit si dhe publikimin e këngëve të reja.

COMMENTS