Edhe një sukses i Getta Beqës, tani merr trofe në Milano (Foto)

Edhe një sukses i Getta Beqës, tani merr trofe në Milano (Foto)

Ronaldinho: Guardiola do ta bëjë te City atë që bëri te Barça
Humb Kosova, fiton Shqipëria

Geta Beqa-Ahmeti po shënon sukses pas suksesit në karrierë.

Bodybuilderja shqiptare ka arritur të shpërblehet edhe në ‘Bikini Wellness Fitness’, garë e zhvilluar në Milano të Italisë.

Lajmit për këtë sukses i është gëzuar pafund edhe vet Geta, e cila ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me trofeun në duar.

‘Elite Pro Wellness Fitness Wellness Diamont Cup Milano’, ka shkruar Beqa në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se në garën e fundit të zhvilluar në Barcelonë të Spanjës, ajo u bë kampione e Evropës.

Ndërkohë, Geta Beqa është treguar shumë e suksesshme viteve të fundit, duke kujtuar kështu që vitin e kaluar ajo u shpall edhe kampione e Evropës, në garat e ‘bodybuildingut’, të mbajtura gjatë 2016-së, po prapë në Spanjë.

COMMENTS