Edhe me çajin e gjelbër duhet të jeni të kujdesshëm

Edhe me çajin e gjelbër duhet të jeni të kujdesshëm

Lëngjet e pemëve mund të pengojnë përthithjen e barnave
Sa është e rrezikshme të lyeni flokët gjatë shtatzënisë

Çaji i gjelbër është i njohur për të mirat e shumta shëndetësore, për çka edhe shpesh përdoret në formë ekstrakti, tabletash apo kapsulash.

Megjithatë, madje edhe aq i dobishëm dhe i shërueshëm mund të ketë disa efekte anësore, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm me konsumimin, posaçërisht në sasi të mëdha.

PËR

Çaji i gjelbër është i pasur me shumë nutrienë vitalë, të cilët avancojnë gjendjen e përgjithshme shëndetësore të organizmit.

Është i pasur me polifenole, të cilat kanë veprim kundërinflamator dhe antikancerogjenë, ndërkaq përmban edhe sasi të mëdha katehine, e cila quhet EGCG dhe është një ndër materiet më të fuqishme në çajin e gjelbër.

Katehinet janë antioksidans natyralë të cilat zvogëlojnë sasinë e radikaleve të lira në organizëm dhe mbrojnë qelizat dhe molekulat nga dëmtimet.

Një ndër të mirat e rëndësishme të kësaj pijeje është ajo që mbron shëndetin e zemrës dhe zvogëlon rrezikun nga diabeti 2.

KUNDËR

Me konsumimin e çajit të gjelbër dhe suplementeve me bazë të çajit të gjelbër duhet të jeni të kujdesshëm posaçërisht nëse merret në sasi të mëdha.

Në atë rast gjithsesi do të duhej të kërkoni këshillën e mjekut, sepse çaji i gjelbër mund të ketë disa efekte anësore.

E para, femrat do të duhej të shmangnin konsumimin e çajit të gjelbër gjatë shtatzënisë dhe kohës kur ushqen foshnjën me gji, sepse kafeina nga çaji i gjelbër kalon në qumështin e nënës dhe mund të shkaktojë probleme me gjumin te foshnjat.

Veç kësaj, çaji i gjelbër mund të shtojë rrezikun për defekte të lindura që kanë të bëjnë me mungesën e thartirës folike, sepse konsumimi i shpeshtë ndikon në zvogëlimin e përqendrimit të thartirës folike në organizëm, madje tri studime kanë treguar që çaji i gjelbër shton rrezikun për defekte të gypave neuralë dhe shfaqjen spinës bifide te fryti.

Çaji i gjelbër mund të stimulojë edhe tajitje të tepërt të thartirës së lukthit, kështu që personat me lukth të ndjeshëm dhe ata të cilët janë të prirë ndaj problemeve me lukthin duhet të përkufizojnë konsumimin e çajit të gjelbër të dëshirojnë të shmangin pasojat e pakëndshme siç janë djegësira, diarreja dhe humbja e apetitit.

Pikërisht për shkak të kafeinës të cilën e përmban çaji te disa njerëz mund të shkaktojë dhembje koke dhe të veprojë si shkaktar i sulmeve të migrenës.

Ekstraktet e çajit të gjelbër për shkak të sasisë së madhe të kafeinës te disa persona mund të shkaktojë pagjumësi, të vështirësojë gjumin apo të shkaktojë zgjime të shpeshta natën dhe nervozizëm apo acarim.

COMMENTS