Edhe Liburn Aliu e punësoi bashkëshorten e tij (Dokumente)

Edhe Liburn Aliu e punësoi bashkëshorten e tij (Dokumente)

Prokuroria Speciale e Kosovës do të nisë hetimet ndaj ministrit Nenad Rikalo
Deputetët votojnë sot për kryeparlamentarin e ri të Kosovës

Drejtori i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka shfrytëzuar pozitën e tij si udhëheqës i Kolegjiumit të Planifikimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës për ta punësuar bashkëshorten e tij në institucion, transmeton infoPress.

Dokument:

Kjo konfirmohet edhe prej deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasi që Liburn Aliu, për herë të parë në vitin 2017 ka deklaruar edhe pagën vjetore prej 2,020.00 euro të bashkëshortes së tij nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Dokument: Deklarimi i pasurisë për vitin 2017.

Liburn Aliu 2017

Për dallim prej kolegëve partiakë të tij, që kanë punësuar familjarë të tyre në administratën e Komunës së Prishtinës apo ndryshe edhe prej ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu, i cili në vitin 2016-të kishte rehatuar bashkëshorten e djalit të axhës së tij, Arbnesha Nahi-Sejdiun, në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës, duke mos ditur askush për pozicionin e Aliut në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ky si duket kishte provuar të taktizojë më shumë.

Bashkëshortja e Liburn Aliut mësohet se ende nuk i ka bërë një vjet të plot pune në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe për punësimin e saj aty ka ndikuar drejtpërdrejtë drejtori i Shpend Ahmetit.

Kjo gjë konfirmohet edhe prej fletëdeklarimit të pasurisë së Aliut në vitin 2016, ku tek të hyrat e tij nuk kishte deklaruar pagë të bashkëshortes prej këtij institucioni.

Dokument: Deklarimi i pasurisë për vitin 2016.

Liburn Aliu 2016

Këtë javë edhe Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka kërkuar llogaridhënie prej Shpend Ahmetit për punësimin e 486 personave me kontrata për shërbime të veçanta, shumica e të cilëve militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, porse Komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë mundin të japë sqarime apo edhe ta bëjë transparente për publikun listën e këtyre të punësuarve.

COMMENTS