Edhe Holanda ka Venedik! (Video)

Kështjella më e lartë prej rëre (Video)
Lëvizja automatike e xhamit, argëtimi i fëmijës që priste në veturë (Video)

Atraksion i vërtetë! Fshati Giethoorn në Holandë i cili i ka 2.620 banorë, është i njohur pothuajse për të gjithë, për veçantinë që ai bartë.

Ky fshat do të jetë më i pastërti si ambient, posa të dëgjoni se në të nuk mund të shihni ndonjë makinë, autobusë apo ndonjë lloj transporti modern si në të tjera vende.

Ky fshat i vogël, dikur ishte më i njohur si ‘Venecia e Holandës’ duke mos pasur rrugë të asfaltuara por vetëm kanale uji.

Prandaj edhe banorët shihen teksa udhëtojnë më barka apo anije për të marrë rrugë rreth kësaj zone të bukur e të thjeshtë.

Fshati Giethorn, ka atmosferë unike heshtëse, mund të relaksoheni pasi që këta të cilët jetojnë në këtë vend, jetojnë jetën e vet panxituar për asgjë.

COMMENTS