Edhe 6 muaj afat për faljen e borxheve

Ministria e Financave do të procedojë në Kuvendin e Kosovës, amandementin e ligjit për faljen e borxheve edhe për 6 muaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference, Ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai tha se shtyerja e afatit duhet të bëhet përmes ligjit dhe jo me një vendim.

Hoti po ashtu tha se deri sot janë falur mbi 120 milionë euro borxhe, ndërsa, nga ri-programimi i borxheve, buxheti ka inkasuar mbi 50 milionë euro.

Ndryshe, sipas ligjit sot kalon afati i aplikimit për faljen e borxheve.

COMMENTS