Ed Sheeran me album të ri (Foto)

Këngëtari i njohur anglez Ed Sheeran para pak ditësh publikoi dy këngët e tij më të reja 'Castle on the Hill' dhe 'Shape of You', të cilat menjëherë u

Këngëtari i njohur anglez Ed Sheeran para pak ditësh publikoi dy këngët e tij më të reja ‘Castle on the Hill’ dhe ‘Shape of You’, të cilat menjëherë u pëlqyen dhe morën vëmendjen e publikut.

Pasi kishte kaluar gati një vit pa publikuar këngë të re, këngëtari ka vendosur që vitin 2017 ta nisë me publikimin e një albumi me plot këngë të reja.

‘Divide’ titullohet albumi i tij i ri, të cilin Ed do ta publikojë të plotë në mars të këtij viti.

Lajmin për realizimin e këtij projekti e ka bërë të ditur kompania menaxhuese e këngëtarit ‘Warner Music’, e cila edhe do të hedh në shitje albumin në të gjitha platformat online.

COMMENTS