E vrasin këpucët, Fellaini padit kompaninë e veshmbathjeve dhe kërkon miliona euro dëmshpërblim (Foto)

E vrasin këpucët, Fellaini padit kompaninë e veshmbathjeve dhe kërkon miliona euro dëmshpërblim (Foto)

Krasniqi luftoi, por nuk ia doli ndaj Abrahamit (Video)
Xhaka, shutin më të fortë tek Arsenali (Video)

Mesfushori belg, Marouane Fellaini ka një telash të madh jashtë fushës së gjelbër.

Ylli i Manchester United katër vite më parë kishte nënshkruar kontratë me kompaninë e veshmbathjeve ‘New Balance’.

Fellaini ishte i kënaqur nga kontrata pasi do të fitonte rreth 600 mijë funte në vit dhe këpucë sportive pa limit.

Por para fundit të kontratës palët u prishën me arsyetimin e Fellainit se këpucët po i shkaktonin dëme në këmbët e tij.

Belgu u largua nga ‘New Balance’ dhe nënshkroi kontratë me një tjetër kompani të veshmbathjeve ‘Nike’.

Tani e përditshmja angleze ‘The Sun’, ka zbuluar se Fellaini ka paditur kompaninë ‘New Balance’, për arsyeje se këpucët i kanë dëmtuar këmbët.

Reprezentuesi i Belgjikës ka thënë se ka marrë shumë lëndime në këmbët e tij shkaku i këpucëve jo të përshtatshme për këmbët e tij.

29-vjeçari është duke kërkuar nga gjykata një shumë prej 2,1 milionë dollarëve si dëmshpërblim nga ‘New Balance’.

Megjithatë kompania amerikane e veshmbathjeve po mbrohet duke thënë se belgu dikur i quante këpucë të përsosura.

Edhe pse gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, sipas medieve angleze do të jetë belgu që do të fitoj gjykimin dhe shpërblimin nga ‘New Balance’.

Kompania amerikane është sponsor zyrtar i disa skuadrave të njohura evropiane si Liverpool, Porto, Celtic, Sevilla, Athletic Bilbao dhe Lille.


29-vjeçari tani po i bartë këpucët sportive të kompanisë ‘Nike’


Fellaini sa ishte duke i mbathur këpucët sportive të ‘New Balance’

COMMENTS