E treta herë që ri-arrestohet Azem Syla

Ish-deputeti Azem Syla është arrestuar sërish për rastin e njëjtë. Lajmin e beri të ditur sot, avokati mbrojtës i Azem Sylës, duke thëne se 'vetëm

Ish-deputeti Azem Syla është arrestuar sërish për rastin e njëjtë.

Lajmin e beri të ditur sot, avokati mbrojtës i Azem Sylës, duke thëne se ‘vetëm në Kosovë mund të ndodhë që dikush të arrestohet, të lirohet dhe të ri arrestohet për rastin e njëjtë’.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të Eulex-it dhe sot klientit tim z.Azem Syla i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.

Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur se kinse ‘… ka arsye të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin…’

Aty ku përfundon logjika juridike si në këtë rast ku z.Azem Syla në çështje të njëjtë u lirua dy herë nga paraburgimi, herën e fundit më 17 shtator dhe sot i caktohet paraburgimi për ‘kinse’ tentim të ndikimit në dëshmitarë kjo mund të jetë vetëm logjik politike, por në asnjë variant nuk ka arsye juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të rri arrestohet për herë të tretë, u shpreh Tomë Gashi.

Rast i ngjashëm si z. Azem Syla fatkeqësisht nga Eulex-i i ka ndodhur vetëm, Ukë Rugova, djalit të ish Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.

Pap se prape logjika e vetme për ri-arrestimin e z. Azem Syla, mund të kërkohet në pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku një prej arsyeve të formit të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe kinse pamundësia e mbrojtjes efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë.

Aty, ku një rast si rasti i z. Azem Sylës, përdoret për të arsyetuar rast të tjera në të ardhmen kjo nuk quhet drejtësi por politikë, shtoi Gashi.

COMMENTS