E shpërfytyryar me acid, modelja sfilon në New York (Video)

‘Dardania’ rikthen Blerina Kllokoqi Rugovën, me sfilatën më të veçantë në vend (Foto)
Blerina Kllokoqi-Rugova sjell koleksion të veçantë për fëmijë (Video)

19 vjeçarja Reshma Quereshi modele indiane, e shpërfytyruar si pasojë e një sulmi me acid, sfidoi perceptimin e bukurisë duke sfiluar në pasarelën e javës së modës në Nju Jork. E buzëqeshur, modelja u shfaq me një fustan të bardhë me qëndisje, të dizenjatores Archana Kochhar.

Eventi me kryefjalë të bukurën dhe elegancën ishte një botë larg Allahbadit në Indi, ku ajo pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe humbi njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik nga ish-kunati i saj dhe burra të tjerë.

Quereshi nuk kishte menduar kurrë se do të udhëtonte jashtë vendit, e aq më tepër të sfilonte në Nju Jork. Pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, modelja u takua me themeluesin e grupit ‘Bëj dashuri, jo shenja’, që ndihmon të mbijetuarit e krimeve gjinore. 19 vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milionë klikime.

COMMENTS