E pranon Adelina Tahiri: Jam shumë e dashuruar (Video)

E pranon Adelina Tahiri: Jam shumë e dashuruar (Video)

Edhe pse shpeshherë është përfolur për një lidhje të mundshme, këngëtarja Adelina Tahiri më herët nuk kishte pranuar asgjë.

Por, kësaj radhe ajo ka vendosur të tregojë se është në një lidhje dashurie tash e një kohë të gjatë.

E fturar në ‘Top Show Magazine’, Adelina pranoi se ka të dashur.

‘Adelina ka kohë që e ka gjetur Princin e Kaltër, është një mashkull ideal për mua’, u shpreh këngëtarja.

Ajo tregoi se të dashurin e saj nuk e lidhë asgjë me muzikën, por merret me biznesin e tij, që nuk e zbuloi çfarë biznesi.

Po ashtu, Adelina tregoi edhe se kush fshihet pas luksit në klipet e saj, duke thënë që ia sponzorizon babai.

Adelina Tahiri tregon më në fund kush fshihet pas luksit të saj & flet për herë të parë për dashurinë që e ka mbajtur të fshehtë prej shumë kohësh. A do të kemi një fejesë zyrtare prej Adelinës?

Posted by TOP SHOW on Friday, October 6, 2017

COMMENTS