E ‘gozhdojnë’ Agnesa Vuthajn, edhe Labinot Gashi kundër zgjedhjes së Camilës (Foto)

  Komente të shumta e kanë vërshuar adresën e organizatores së 'Miss Kosova 2016' Agnesa Vuthaj, pas shpalljes së vajzës nga Argjentina si Mis

 

Komente të shumta e kanë vërshuar adresën e organizatores së ‘Miss Kosova 2016’ Agnesa Vuthaj, pas shpalljes së vajzës nga Argjentina si Miss Universe Kosova.

Qytetarë të shumtë kanë kritikuar ashpër zgjedhjen e argjentinases Camila Barraza si Miss Universe Kosova, duke e cilësuar si mohim të bukurisë së vajzave kosovare, përcjellë zico.tv

camila

‘Pat vajza tmira Kosova po shum dishka te mir tkishin premtue qe e zgjedhet ata’, ka shkruar njëra nga komentueset.

gozhdohet-agnesa-vuthaj

Ka nga ata që spektaklin e kanë cilësuar si turp, pasi kanë vlerësuar se vajzat nga Kosova ishin shumë më të bukura se argjentinasja.

‘Agnesa Vuthaj e dashur nje organizim i shkelqyer, por turpin qe bet sante duke pasur nje Bukuroshe Te vendit ton zgjedhet nje Te huaj pert perfaqesu Kosoven ku sdinte nje fjal ne Gjuhen Shqip’… ka shkruar një qytetare tjetër e paknaqur.

Edhe prezantuesi i RTV 21 Labinot Gashi nuk e mbështetë vendimin e shpalljes së një të huaje si më të bukurën e Kosovës.

‘Nuk jam person që ndonjëherë kam kritiku apo kam paragjykuar, po deri sa një shtet si ne shqiptarët që kemi pas sukses sa i përket bukurisë, pse duhet një argjentinase të na përfaqësojë shtetin tonë. Respekt për organizimin’, shkruan në postimin e tij në Instagram.

labinot-gashi

Por Labi nuk ka harruar që të përshëndesë dikë.

‘Zana Krasniqi, Marigona Dragusha, Afërdita Dreshaj, Kështjella Pepshi, Diana Avdiu, Mirjeta Shala, Artnesa Krasniqi. Faleminderit për përfaqësimin e bukurisë kosovare e shqiptare që keni përfaqsuar vendin tuaj’.

postimi-i-labit-rtv-21

Sido që të jetë, Camila do ta përfaqësojë Kosovën në dy spektaklet e njohura ‘Miss World 2016’ dhe ‘Miss Universe’, i cili do të mbahet në Filipine.

COMMENTS