E fejuara e Besnik Qakës feston natën e beqarisë, publikon një imazh emocionues (Foto)

E fejuara e Besnik Qakës feston natën e beqarisë, publikon një imazh emocionues (Foto)

Dasmat e VIP-ve shqiptarë, nuk kanë të ndalur.

Pas disa dasmave përrallore si ajo e Getoar Selimit me Marina Vjollcën, Xhensilës e Besit, këto ditë pritet të kurorëzojë dashurinë e tij edhe këngëtari i njohur Besnik Qaka.

Besniku dhe e fejuara e tij Lolita Begolli kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me një martesë e cila pritet të jetë po ashtu ndër dasmat e këtij viti.

Çifti simpatik kanë vendosur që martesën ta bëjnë me 30 shtator në një ceremoni me familjarë, miq e shumë fytyra të njohura publike.

Express kishte siguruar ftesat e dasmës të cilat dukeshin shumë të bukura.

E në ndërkohë disa ditë para dasme ashtu siç edhe është traditë nusja ka festuar natën e beqarisë apo siç e quajmë “Kanagjeqin”

E veshur me një fustan që shkëlqente e me flokë të rregulluara, Lolita dukej shumë e bukur.

Mirëpo, ajo nga festa e saj ka postuar një fotografi emocionuese me nënën dhe motrën.

“Përgjithmonë e bekuar, nëna dhe motra”, kishte lënë mbishkrim Lolita.

Kujtojmë se dasma e Besnikut nuk do të jetë e fundit, pasi që në muajin tetor do të martohet edhe moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi.

Ai dhe e fejuara e tij Qendresa Bajrami pritet që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me 15 tetor pikërisht në ditëlindjen e Labit.

COMMENTS