E diela pa mur në Mitrovicë! (Dokument)

Ka më shumë se dy muar kur në veriun e Mitrovicës është ngritur muri ilegal pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, këta të fundit në bashkrendim me Ambasadën e SHBA-ve dhe BE-në, kanë firmosur dokumentin që urdhëron rrënimin e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku është paraparë rrëzimi i këtij muri ilegal. Nënëshkrimin për largimin e tij e kanë bërë edhe serbët e veriut, respektivisht kryetari Goran Rakiq dhe Branimir Stojanoviq. Mes tjerash, në dokument thuhet se palët janë pajtuar për heqjen e strukturës ekzistuese dhe zbatimin e një projekti të ardhshëm.

‘Me 4 ose 5 shkurt duhet të rrënohet objekti. Të dielën do të bëhet largimi i strukturës ekzistuese’ thuhet në vendimin e nënshkruar në orën 2 pasmesnate.

Derisa është paralajmëruar se ndërtimi i projektit të ri do të nisë me 7 shkurt. ‘Drejtoria e Urbanizmit në veri do ta lëshojë lejen e ndërtimit në përputhje me pikën III të këtij vendimi’.

COMMENTS