Dy zyrtarë policorë suspendohen, shtrembëruan faktet për një rast të korrupsionit

Dy zyrtarë policorë suspendohen, shtrembëruan faktet për një rast të korrupsionit

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë të tij pasi dyshohet se kanë shtrembëruar faktet gjatë hetimit të një rasti të ndjeshëm të korrupsionit.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të IPK-së, ka suspenduar B.R, udhëheqës i Departamentit të Hetimeve dhe Q.B, udhëheqës i divizionit Jugor të Hetimeve, pasi kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës.

‘Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin se do të veproj konform ligjit dhe do të ndërmarr masat e nevojshme sipas procedurave në fuqi edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të IPK-së’, thuhet në njoftimin e IPK-së.

‘Rasti më tej do të trajtohet nga Ekipi Hetimor dhe Komisioni Disiplinor, të cilët do të zhvillojnë procedurat e parapara disiplinore. Gjithashtu lidhur me këto veprime është njoftuar Prokuroria e Shtetit për të trajtuar dyshimet për veprimtari penale’.

COMMENTS