Dy të arrestuar, iu gjetën radio komunikuese

Në Gjilan dje janë arrestuar dy persona. Atyre gjatë një kontrolli,sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, iu gjetën dy radio komunikuese (m

Në Gjilan dje janë arrestuar dy persona. Atyre gjatë një kontrolli,sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, iu gjetën dy radio komunikuese (motorola), të cilat dyshohet se janë përdorur në raste të dyshimta.

Me urdhër të prokurorit është bastisur lokali –agjenci turistike, pronë e të dyshuarit, me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar disa materiale, llaptopë dhe telefona mobilë.

Pas intervistimit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedure të rregullt, thuhet në raport.

COMMENTS