Dy të arrestuar, dyshohen për vrasjen e të riut nga Vushtrria që u gjet në lumin ‘Sitnica’

Dy të arrestuar, dyshohen për vrasjen e të riut nga Vushtrria që u gjet në lumin ‘Sitnica’

Bie Qeveria e Isa Mustafës, Kosova në zgjedhje
Rrëfen burri që e bukurshkroi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Policia e Kosovës bëri të ditur se për vrasjen e Kujtim Mehollit nga Akrashtica e Vushtrrisë janë arrestuar dy persona, ndërsa në shtëpinë e të arrestuarve janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.

Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është kualifikuar si ‘Vrasjes e rëndë’.

Lexoni të plotë njoftimin e policisë:

Më 07.08.2017, rreth orës 01:50, në Stacionin Policor Vushtrri, nga ana e familjarëve ishte raportuar rasti ‘person i zhdukur’.

Sipas familjarëve, K.M., 31 vjeçar, i gjinisë mashkull, që nga orët e para të mesnatës se datës 6 gusht 2017, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Policia inicion rastin dhe fillon hetimet. Pesë orë më vonë pasi ishte raportuar rasti, rreth orës 07:25, të datës 7 gusht 2017, policia ka pranuar informacion se në lumin Sitnica nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

Në vend ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit e nevojshme policore përfshirë edhe prokurorin e rastit. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga ana e prokurorit të rastit është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion mjeko-ligjor.

Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është kualifikuar si ‘Vrasjes e rëndë’.

Mbi dyshimet e bazuara në orët e mbrëmjes së datës 7 gusht 2017, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për vepër penale ‘vrasje e rëndë’, përveç arrestimit hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale.

Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Hetuesit policor nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen plot të rrethanave të këtij rasti.

COMMENTS