Dy gabime të pafalshme të perëndimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar

Triumfi i dytë i Ali Ahmetit
Ngritja e çmimit të energjisë, goditje për qytetarët dhe ekonominë kosovare

Nga Milaim Zeka

Qysh në fillim, atëherë kur Osama Bin Laden e sulmoi demokracinë botërore, kur vrau njerëz nga e gjithë bota, jo vetëm amerikanë, gjendja e sigurisë në botë, ndryshoi radikalisht.

Qysh nga ajo kohë, bota perëndimore, për fatin e keq të qytetarëve të zakonshëm, ka ndjekur po thuajse të njëjtën strategji; Atë të përgjigjes me forcë, të çdo sulmi që vjen, kryesisht nga vendet e lindjes. Pothuajse asnjë politikan perëndimor, nuk ka pasur guximin të flas për gabimet, ndoshta shumë të rënda, që perëndimi ka bërë në raport me vendet e lindjes.

Rasti i fundit, është largimi dhe injorimi i një shteti shumë të fuqishëm, siç është Turqia, anëtare edhe e NATO-s, që bëri një afrim të çuditshëm drejtë Rusisë, duke ndjekur atë logjikën që për inati të resë, më vdektë djali.

Ata strategë injorant të perëndimit, të cilët mendojnë se terrorizmi në vendet e lindjes mund të luftohet me vrasje, dhe me bomba, para se me bindje, që ata të cilët vrasin fëmijë, gra, civilë të moshuar, njerëz nëpër aeroporte, hedhin në ajër autobusë me nxënës, ose aeroplanë, ata nuk kanë as fe, as Zot, as asgjë.

Shpërlarja e trurit të ketyre njerëzve, si rezultat i keqpërdorimit të fesë, i keqpërdorimit të fukarallëkut të njerëzve, i shfrytëzimit të njerëzve analfabetë e të pashkolluar, nuk mund të luftohet nga perëndimi me dhunë, por me bindje, dhe me investime kolosale në hapjen e çerdheve, dhe shkollave të dijes nëpër ato vende.

Bota nuk duhet të ndahet në të krishterë dhe myslimanë, por në njerëz të mirë, dhe të këqinj. Njeriu i keq, nuk ka as fe, as komb, as identitet. Ama e keqja nuk mund të luftohet me të keqe.

Bindja pozitive përpara dhunës, është gjithmonë efektive. Përndryshe, bota po rrezikon të shkojë drejtë një shkatërrimi total. Ajo që po ndodhë në Alepo, është përgjegjësi e barabartë në mes lindjes dhe perëndimit. Ajo që po ndodhë në Turqi, është përgjegjësi e barabartë në mes lindjes dhe perëndimit.

Ajo që po ndodhë në Kosovë, është përgjegjësi e barabartë në mes vendorëve dhe nderkombëtarëve. Ajo që po ndodhë me murin e Mitrovicës, është përgjegjësi e barabartë në mes Kosovës, Serbisë, Perëndmit, dhe ndikimit në rritje të Rusisë!

COMMENTS