Dy fëmijë të plagosur, nga shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Tiranë

Dy fëmijë të plagosur, nga shpërthimi në ish-repartin ushtarak në Tiranë

Mjekësia ligjore pritet të dalë me raport zyrtar për vdekjen e Makollit
Bombë dore në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Pas një shpërthimi pranë ish-repartit ushtarak në Yrshek të Tiranës, kanë mbetur të plagosur dy fëmijë.

Sipas policisë, fëmijët ishin duke luajtur në një shtëpi të braktisur dhe po qëllonin me gurë drejt objektit plasës, që dyshohet të ketë qenë predhë ose ose municion tjetër shpërthyes.

Fëmijët ndodheshin rreth 20 metra larg prandaj kanë mbetur të plagosur A.K 16 vjeç dhe E.K 14 vjeç janë transportuar të dy drejt spitalit të Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të miturit kanë marrë dëmtime në këmbë për shkak të shpërthimit, raportojnë mediat shqiptare. Banorët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë gjetur fëmijët e plagosur.

Dyshohet se ka shpërthyer një predhë e vjetër meqë ngjarja ka ndëodhur pranë ish-repartit ushtarak.
Pritet që ekspertët të bëjnë kontrollin e zonës.

COMMENTS