Dushi i përditshëm, rritë rrezikun e infeksioneve

Dushi i përditshëm, rritë rrezikun e infeksioneve

Dushi i çdoditshëm mund të rritë rrezikun e infeksioneve, paralajmërojnë ekspertët. Dushi i tepërt mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke e b

Dushi i çdoditshëm mund të rritë rrezikun e infeksioneve, paralajmërojnë ekspertët.

Dushi i tepërt mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të plasaritur, e cila mund të lejojë mikrobet të hyjnë, sipas ekspertes së sëmundjeve infektive Dr Elaine Larson nga Universiteti i Columbias.

Ajo shton se shumica e njerëzve lahen me besimin se do të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve, e megjithatë kjo gjë bën diçka më shumë se heqjen e erës së trupit.

Dr C Brandon Mitchell, asistent profesor në Universitetin e George Washingtonit, shton se larja mund të heqë vajrat natyrale nga lëkura, të cilat mund të prishin bakteret e mira që mbështesin sistemet imunitare të njerëzve.

Sipas Dr Mitchell, të bërit dush vetëm një herë ose dy herë në javë zakonisht është e mjaftueshme për shumicën, duke shtuar: ‘Dushi i çdoditshëm nuk është i nevojshëm’.

Ai u bën thirrje njerëzve që duan të bëjnë çdo ditë, ta bëjnë këtë gjë vetëm nëse lëkura e tyre është e shëndetshme dhe e hidratuar.

COMMENTS