Duhanxhinj lëreni duhanin – Kanceri i pankreasit ju shfaqet 10 vjet më herët!

Doktorët konfirmojnë: Qepa e kuqe bën mrekulli për gjëndrat tiroide
Pse disa njerëz kanë gjithmonë ftohtë dhe të tjerë kanë vapë

Kanceri i pankreasit te duhanpirësit dhe alkoolistët shfaqet mesatarisht dhjetë vjet para pjesës tjetër të popullsisë, thotë një studim amerikan që pohon se ndërprerja e duhanit dhe alkoolit përmirëson gjasat.

Tashmë një kohë të gjatë dihet që pirja e duhanit është një nga faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të pankreasit, sëmundjes e cila rrallë diagnostikohet herët dhe prandaj ka prognozë të keqe. Vetëm 5% e personave mbijeton pesë vite pas caktimit të diagnozës.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën ‘American Journal of Gastroenterology’ kjo sëmundje shfaqet te duhanpirësit dhe alkoolistet të cilët mesatarisht janë të vjetër 61 deri 62 vjet, derisa në pjesën tjetër të popullsisë mesatarisht shfaqet në moshën 72 vjeçare.

Hulumtimi i kryer në universitetin në Michigan në 811 persona të sëmurë nga kanceri i pankreasit tregon që rreziku i shfaqjes së hershme të kancerit reduktohet me ndaljen e duhanit dhe konsumimit të alkoolit dhjetë vjet para caktimit të diagnozës.

COMMENTS