Sot luhet dueli i ekipeve të cilat edhe matematikisht kanë rënë nga Superliga e Kosovës në futboll. Vllaznia do ta presë skuadrën e Besës në Gjilan
Sot luhet dueli i ekipeve të cilat edhe matematikisht kanë rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.
Vllaznia do ta presë skuadrën e Besës në Gjilan. Kjo ndeshje nuk pritet të zgjojë interesim të madh te shikuesit pasi që të dyja këto skuadra vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e parë.
Vllaznia gjendet e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të grumbulluara pas 31 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Besa, e cila për herë të parë në histori të klubit bie nga Superliga, ka grumbulluar 19 pikë.
Në javën e fundit, Besa do ta presë në Pejë skuadrën e Llapit ndërsa Vllaznia do të shkojë në Mitrovicë si mysafir i Trepçë 89.
Ndeshja luhet sot nga ora 16:00.
COMMENTS