Dua Lipën nuk e ndalë as shiu – Ajo bëri edhe një gafë simpatike (Foto)

Dua Lipën nuk e ndalë as shiu – Ajo bëri edhe një gafë simpatike (Foto)

Bali Bey me të fejuarën ishin mbrëmë në fshatin shqiptar (Foto)
Pamje nga festa e Medës që mbledhi politikanë e këngëtarë në një vend (Video)

As shiu nuk do ta ndalë koncertin më të madh për këtë vit në Kosovë. Sot në takim me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, Dua Lipa u shpreh e gatshme të performojë në koncert edhe nëse moti nuk është i mirë dhe bjen shi. Ajo tha se nuk ka problem edhe nëse bjen shi, sepse është bereqet.

Një gafë simpatike Dua e bëri në një paraqitje për media pas takimit me kryetarin Shpend Ahmeti duke e quajtur atë kryeministër.

‘Falënderoj kryeministrin Shpendin shumë, oo bree gati e pata, për pak’, është shprehur Dua, pasi iu bë me dije se ai është kryetari i Prishtinës.

Ndërkaq Ahmeti ka deklaruar se pavarësisht se po bie shi, koncerti i Duas nesër në Gërmi do të mbahet ashtu siç është paraparë.

‘Kemi kënaqësinë që të performoj në Prishtinë. Besoj qe edhe nesë o shi nuk na ndalë. E shikuam kohën ishte shi edhe diell po prapë s’ndalemi’, ka deklaruar Ahmeti.

Dua para mediave

Shpendi Dua Dugi

COMMENTS