Dua Lipa në ‘Summer Sonic’, festivali më i pëlqyer në Japoni (Foto)

Ky mund të cilësohet edhe një sukses tjetër ndërkombëtar për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Bashkëpunimi i fundit me DJ-in Martin Garri

Ky mund të cilësohet edhe një sukses tjetër ndërkombëtar për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Bashkëpunimi i fundit me DJ-in Martin Garrix, ‘Scared to be lonely’, duket se i ka hapur dyer për të kënduar edhe përjetë oqeanit, në Japoni.

Mbrëmjen e djeshme janë bërë publikë emrat e artistëve që do të marrin pjesë këtë vit në festivalin e muzikës ‘Summer Sonic’ dhe ndër to është edhe Dua Lipa.

Festivali do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet me 19 dhe 20 gusht ndërsa do të jenë të pranishëm edhe grupe dhe këngëtarë me famë botërore si Calvin Harris, 5 Seconds of Summer, Zara Larson, G-Easy, e të tjerë.

COMMENTS